Sigurimi i milionave nga mallrat që kurrë nuk i shohin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gabriel Beltran ishte shpërngulur nga Uruguai për në Miami me ëndërr që të bëhet një baterist i shquar.

Pesë vjet më parë, ai kishte telashe të mbulonte qiranë dhe po jetonte në huanë studentore të së dashurës. Më pas bëri 20 milionë dollarë nëpërmjet një teknike pak të njohur të shitjes online të mallrave me pakicë, që njihet si “dropinshipping”.

Dhe në dhomat e gjumit nëpër botë, shumë individë po pasurohen nëpërmjet të njëjtës mënyrë, shkruan BBC.

Shitësit kurrë nuk shohin produktet. Ata në mënyrë tipike mbesin anonim. Dhe marketingu i tyre arrin te qindra miliona persona nëpër botë.

Advertisement

Procesi është i thjeshtë: shitësit futen online në një treg kinez dhe identifikojnë produktet e lira.

Ata më pas krijojnë një uebfaqe atraktive, duke sugjeruar se produktet janë prodhuar në SHBA apo Evropë, dhe shesin ato me çmime dukshëm më të mëdha. Ata përdorin më pas rrjetet sociale për promovim, shpesh paguajnë për të rritur besueshmërinë.

Kur pranohet një porosi, shitësit marrin paratë e konsumatorit dhe vetëm atëherë blejnë produktin. Më në fund, produkti transportohet direkt te konsumatori nga Kina.

Në praktik shitësit e luajnë rolin e ndërmjetësuesit. Shpesh kjo është e ligjshme dhe bëhet në mënyrë korrekte. Por mbajtja e anonimitetit nënkupton se ka edhe abuzim. Shpesh ndodh që kosumatorët të mos pranojnë produktet.

Advertisement

Gabriel filloi të shiste produkte false të NFL-së dhe fitoi 50 mijë dollarë në vetëm një muaj. Ai thotë se më nuk ka shitur produkte false.

“Shitoret vijnë e shkojnë dhe ato vjedhin para nga njerëzit. Ato bëjnë miliona dollarë brenda një muaji dhe më pas zhduken apo nuk transportojnë produktet”, ka thënë ai për BBC.

Shitjet online veçanërisht janë rritur gjatë mbylljeve shkaku i pandemisë. Këtë e kanë shfrytëzuar “ndërmjetësuesit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy