![Aksident në Roskovec/ Motorri del nga rruga, shoferi në gjendje të rëndë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/10/Capture-26-655x400.jpg)
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Strum të Roskovecit.
Një person duke udhëtuar me motorr ka dalë nga rruga duke mbetur i lënduar rëndë.
Advertisement
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorrit ka qenë duke udhëtuar në segmentin e rrugës nacionale Roskovec – Kutalli, në Strum teksa ka humbur kontrollin e mjetit e është goditur keq ne kokën e motorrit pasi ka dal nga rruga.
Patrulla policore ka shkuar në vendngjarje por pritet shkuarja e ambulancës për ta dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier për t’iu dhënë ndihma e parë mjelësore. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se drejtuesi i mjetit reagon por është në gjëndje të rëndë shendetësore.
Advertisement