Britani: Mbrojtje e shkëlqyeshme nga doza e parë e vaksinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britani: Mbrojtje e shkëlqyeshme nga doza e parë e vaksinës

Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca zvogëlojnë rrezikun e Covid-19 me rreth 65% vetëm pas dozës së parë, sipas të dhënave të pabotuara në dispozicion të qeverisë britanike.

 

“Daily Mail” shkruan se vaksina Pfizer fillon të funksionojë vetëm dy javë pas dozës së parë dhe është po aq efektive në parandalimin e simptomave si tek të moshuarit, ashtu edhe tek të rinjtë.

 

Advertisement

Doza e parë e kësaj vaksine zvogëlon rrezikun e simptomave me 64% tek ata mbi 80 vjeç dhe me 65% tek më të rinjtë. Këto janë të dhënat e para të përpiluara nga Programi Kombëtar i Vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar. Efekti rritet midis 79% dhe 84% për të gjitha moshat pas dozës së dytë.

Këto zbulime në Britani janë në thelb të njëjta me ato të raportuara në Izrael.

 

Shkencëtarët britanikë i quajtën rezultatet mbresëlënëse. Profesori Paul Hunter, një specialist i sëmundjeve, tha se me këto të dhëna ai është i bindur se qeveria britanike do të jetë në gjendje të lehtësojë kufizimet brenda disa javësh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy