Direktiva globale nga SHBA: Amerikanët të jenë të kujdesshëm në çdo vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Direktiva globale nga SHBA: Amerikanët të jenë të kujdesshëm në çdo vend

Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon të gjithë amerikanët që të jenë vigjilentë ndaj çdo incidenti tensioni dhe dhune që mund t’i shqetësojë ata. Rekomandimi vjen pas shpërthimit të luftës në Izrael .

Direktiva ka të bëjë me të gjitha vendet e botës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Departamenti i Shtetit thekson se për shkak të tensioneve të rritura në pjesë të ndryshme të botës dhe mundësisë së sulmeve terroriste, protestave ose akteve të dhunës kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së,  këshillon qytetarët amerikanë jashtë vendit që të tregojnë kujdes të veçantë.

Qytetarët amerikanë duhet të jenë të kujdesshëm në vendet ku mblidhen turistët dhe u kërkohet të ndjekin përditësimet e autoriteteve amerikane në rrjetet sociale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy