FOTOT/ Tmerr mes pushuesve në plazh: “Ushtarët” vijnë me motorë uji dhe hapin zjarr në resortin luksoz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT/ Tmerr mes pushuesve në plazh: “Ushtarët” vijnë me motorë uji dhe hapin zjarr në resortin luksoz

Disa persona të veshur si ushtarë kanë qëlluar me armë zjarri në një plazh të Kankunit, në Meksikë, shumë pranë një resorti luksoz pushimesh.

5 burra mbërritën në plazh me motorë uji dhe nisën të qëllonin në ajër, duke tmerruar pushuesit.

Sipas autoriteteve meksikane të rendit, pasi personat që po shijonin plazhin u larguan në panik, personat e armatosur ndërruan veshjet dhe u larguan.

Advertisement

Deri tani, nuk ka raportime për persona të plagosur nga kjo ngjarje që ndodhi në resortin që e konsideron veten “100% familjar” dhe ku një dhomë kushton 380 dollarë për një natë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy