Klajdi Bitri u vra me pushkë peshkimi; ndërhyri për të mbrojtur shqiptarin që po rrihej në sy të familjes nga një algjerian (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dalin të tjera detaje nga vdekja tragjike e një 23-vjecari shqiptar në Itali.

 

Klajdi Bitri u qëllua me një pushkë peshkimi pas një sherri në rrugë mes shokut të tij shqiptar dhe një shtetasi algjerian.

 

Advertisement

Konflikti që përfundoi me një viktime ndodhi në një aks rrugor te Sirolos në provincën e Ankonës, zonë shumë e madhe turistike.

 

30-vjecari afrikan u përplas fillimisht me një shtetas shqiptar për shkak të një cështje trafiku. Dy shoferet nisën të konfliktoheshin për arsye banale.

 

Advertisement

Algjeriani doli nga makina dhe nisi të godasë shtetasin shqiptar që ndodhej në  makinë me gruan dhe fëmijët e vegjel.

 

Në këtë moment ka ndërhyre Klajdi Bitri i cili ndrëhyri për të mos lejuar degradimin e konfliktit , por edhe duke mbrojtur bashkëatdhetarin e tij shqiptarë.

 

Advertisement

Mirëpo algjeriani është kthyer në makinën e tij, ka marrë një pushke peshkimi dhe ësuhtë kthyer për të vijuar sherrin.

 

Në këtë moment ai ka qëlluar me pushken e peshkimit, në gjoks Klajdi Bitrin, që për fat të keq gjeti vdekjen menjehere.

 

Advertisement

Autori u largua me shpejtësi nga vendi I ngjarjes, por u arrestua 4 orë më vonë falë edhe identifikimit të mjetit nga kamerat e sigurisë.

 

Melloul Fataho, 30-vjec u prangos teksa ishte më një vajze në makinë. Nga pamjet e publikuara të arrestimit të tij, ai dukej sikur nuk e besonte se kishte kryer një vrasje.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy