Protestat masive në Paris, reagon qeveria: Shkatërrimi i lagjes suaj nuk do të zgjidhë asgjë, lëreni drejtësinë të veprojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestat masive në Paris, reagon qeveria: Shkatërrimi i lagjes suaj nuk do të zgjidhë asgjë, lëreni drejtësinë të veprojë

Qytetarë të Francës kanë nisur marshimin dhe protestën e tyre kundër vrasjes së adoleshentit, Nahel nga efektivi i policisë. Turma prej më shumë se 6000 qytetarësh, udhëhiqet nga e ëma e viktimës, e cila kërkon drejtësi për vrasjes tragjike e djalit të saj të mitur.

 

Turma iu ka vënë flakën makinave dhe dyqaneve të Parisit, ndërsa përballë kësaj situate qeveria ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

 

Advertisement

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne bëri thirrje për qetësi dhe u tha protestuesve së aktet e dhunës nuk do të zgjidhin asgjë.

 

 “Shkatërrimi i lagjes suaj nuk do të zgjidhë asgjë. Hetimi është në vazhdim, le të lejojmë që të vazhdojë paqësisht.”

 

Advertisement

Rreth 170 oficerë u plagosën në përleshjet e mbrëmshme dhe 180 persona u arrestuan, tha ministri i brendshëm i Francës.

 

Mijëra njerëz i janë bashkuar një marshimi në Nanterre të udhëhequr nga nëna e Nahelit, 17-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga policia të martën pasi refuzoi ndalimin e trafikut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy