Shefi i NATO-s zhvillon vizitë të papritur në Kiev, takohet me Zelenskyn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i NATO-s zhvillon vizitë të papritur në Kiev, takohet me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletneberg ndodhet sot në Kiev. Vizita e Stoletenberg në Ukrainë ishte e paparalajmëruar, raportojnë mediat e huaja.

Shefi i NATO-s u takua në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, njofton Shërbimi i NATO-s për Shtyp.

Kjo është hera e tretë që Stoltenberg viziton Ukrainën që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, shkurt 2022.

Gjatë vizitës, ai tha se armët dhe municionet në Ukrainë do të nisin të arrijnë në shtet, përderisa pranoi se aleatët perëndimorë kanë dështuar të mbajnë premtimet sa i përket mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Advertisement

Duke folur në një konferencë për media së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin ukrainas, Stoltenberg gjatë vizitës së tretë që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 2022, tha se “vonesat serioze në mbështetje kanë shkaktuar pasoja serioze në fushëbetejë.

“Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për një paketë të ndihmës dhe aleatët evropianë ishin në gjendje të dërgojnë municione në shkallën që kanë premtuar”, tha ai.

“Ukraina për muaj të tërë ka numër më të vogël të ushtarëve dhe ka pak municione… Më shumë ndihmë do të vijë së shpejti”.

Më 17 prill, Stoltenberg tha se anëtarët e NATO-s kanë një numër të mjaftueshëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore që mund t’i ofrohen Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

Advertisement

Ndërsa më 26 prill, Stoltenberg tha se vendet e NATO-s duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë në ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Në veçanti, në çështjet e furnizimit të sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot dhe ndarjes së një përqindje më të madhe të PBB-së për mbrojtjen./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy