Si CIA shtypi të majtën turke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si CIA shtypi të majtën turke

“Dhimbjet në rritje të modernizmit”

Pas Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945), Shtetet e Bashkuara u bënë fuqia globale dominuese dhe luftuan rivalin Bashkim Sovjetik për supremaci botërore. Shumë vende u bënë fusha beteje me prokurë midis Shteteve të Bashkuara dhe influencës sovjetike. Përveç shpartallimit të të kuqve, planifikuesit amerikanë të luftërave përdorën milici sekrete, shumë aleate me fashistët, për ta shtypur të majtën në vende të treta. Kjo kishte qëllimin e dyfishtë e zmbrapsjes së avancimit sovjetik (shpesh i sajuar) dhe shtypjen e së majtës së brendshme në interes të kompanive dhe bazave ushtarake amerikane. Shfrytëzimi i Turqisë nga ana e Shteteve të Bashkuara është një çështje e lënë pasdore përfshi rrjetet e milicive të së djathtës ekstreme të strëvitura e të organizuara nga CIA. Ngjarjet mund të ndahen në tri faza. Në fazën e parë (vitet ’40 – ’50), Shtetet e Bashkuara stërvitën dhe armatosën forcat turke që ndaluan dhe shtypën në mënyrë të shpeshtë grupe socialiste dhe komuniste. Në fazën e dytë (vitet’60 – ’70), milicitë e stërvitura nga CIA realizuan luftëra të pista kundër të majtës dhe në fazën e tretë (vitet ’80 e deri më sot) e përqëndruan vëmendjen mbi grupet kurde “paqëtues”, shumë me ide të majta.

Pas luftës

Elita turke shprehu simpati pronaziste, duke firmosur për shembull Marrëveshjen Clodio të vitit 1941 për të furnizuar me materiale Gjermaninë. CIA vërejti se qeveria turke “kërkonte ta çrrënjoste partinë komuniste, por e shtyu më tej në klandestinitet”. Por në Konferencën e Kasablankës të vitit 1943, Presidenti i Turqisë Ismet Inonu (1884 – 1973), pranoi që t’u bashkohej aleatëve, duke shënuar një ndryshim të parevokueshëm në strukturën ushtarake. Një promemorie e Marinës së Shteteve të Bashkuara të atij viti zbuloi se Mehmet Naci Perkel (1889 – 1969), Drejtor i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare (Milli Emniyet Hizmeti), “duket konfuz dhe i paqartë nga numri në rritje i agjencive të inteligjencës veriamerikane në Turqi”. Në Konferencën e Kajros të 1943, Turqia pranoi që t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të ndërtojnë bazën ajrore e Incirlik (Incirlik Hava Ussu).

Advertisement

Me humbjen e nazistëve, planifikuesit amerikanë dhe britanikë të luftërave e drejtuan vëmendjen e tyre nga Bashkimi Sovjetik, duke hedhur bazat për dërgimin e ndihmave ushtarake dhe krijimin e rrjeteve të guerriljes klandestine. National Security Act i vitit 1947 krijoi shumë mekanizma me të cilat Shtetet e Bashkuara tentuan të dominojnë botën: Departamentin e Mbrojtjes (që thithi Departamentin e Luftës, të Marinës dhe të Aeronautikës), Këshillin e Sigurisë Kombëtare, CIA dhe të tjerë akoma. Pjesërisht në reagim ndaj pushimit të mbështetjes ushtarake antisovjetike nga Britania e Madhe për Greqinë dhe Turqinë, presidenti Truman (në detyrë nga 1945 deri më 1953) shpalli doktrinën e tij për të përshpejtuar vendosjen e hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara nëpërmjet financimit të aleatëve. Më 1948, CIA mori autoritetin e kryerjes së luftërave klandestine nga Direktiva e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me Office of Special Projects (NSC 10/2), që krijoi Zyrën e Koordinimit të Politikave të financuar nga Departamenti i Shtetit në CIA. Referuar Deprtamentit të Shtetit dhe atij të Tregëtisë, Administrata për Bashkëpunimin Ekonomik u krijua për të zbatuar Planin Marshall. Anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare turk (Milli Emniyet Hizmeti, MEH) u stërvitën në kampet amerikane e menaxhuara nga nazistët paslufte, midis të cilëve gjenerali Reinhard Gehlen dhe Klaus Barbie.

Një dokument i CIA i vitit 1950 shprehej i kënaqur se me Partinë Demokratike e djathtë të presidentit Celal Bayar (1883 – 1986) Demokrat Parti, DP, “politikat e brendshme dhe të jashtme tl Turqisë do të vazhdojnë pa ndryshime surprizuese”. Zbuloi se “Bayar ka sugjeruar të krijojë një atmosferë që të rezultojë e dobishme për bizneset private”. Një vlerësim paraprak i inteligjencës kombëtare amerikane e atij viti e përshkruante Turqinë si “një kockë e vështirë për Bashkimin Sovjetik” dhe nënvizonte “frikë e mosbesim kundrejt Bashkimit Sovjetik”. Turqia kishte “varësi nga ndihmat amerikane”. Pozicioni gjeografik amerikan ka mundësi që “i ofron mbrojtje naftës të Lindjes së Mesme”. Në një libër të miratuar nga George C. Marshall Foundation, historiani Barry Machado vëren se më 1950 “Partia Demokratike fitimtare e Turqisë promovoi sipërmarrjen private dhe përmirësoi klimën për investimet e huaja”. Në vitin 1952, 133 anëtarë të Partisë Komuniste Turke (Turkiye Komünist Partisi, TKP) të mërguar, që kishte 1500 anëtarë, u arrestuan. Shumë u torturuan dhe i burgosën.

Vitet e para të NATO

Në vitin 1951, Korpusi i Xhenierëve të ushtrisë amerikane nisi të ndërtojë atë që u bë baza ajrore e Incirlik. Një vit më pas, Turqia hyri në NATO e udhëhequr nga Shtetet e Bshkuara. Dega turke e operacionit sekret Gladio të NATO u quajt Kundërguerrilje. Koloneli i vetëshpallur nazist Alparslan Turke (pseudonim lufte, 1917 – 1997), qe delegat i NATO dhe figurë kyçe në krijimin e Tactical Mobilization Group (Seferberlik Taktik Kurulu, STK), me të cilin operoi Kundërguerrilja. Gjenerali Dogan Gures (1926 – 2014) konfirmoi se STK qe pranë American Aid Delegation Building në Ankara. Agjenti i CIA i rënë në fatkeqësi Frank Terpil (1939 – 2016) i tha FBI se Turkes “shkoi tek CIA për financime… një oficer i saj në shërbim aktiv u punësua personalisht për të stërvitur Ujqit e Hirtë” (për të cilët do të flasim më poshtë). Elitat amerikane qenë të preokupuara prej pranisë të fortë të së majtës në fqinjen e Turqisë, Greqinë, që e barazonin me sovjetizmin. STK – Kundërguerrilje ushqeu tensionet midis së majtës turke e greke dhe së djathtës dominuese në Turqi. Shumë republikanë turq e adhuronin babain themelues Kemal Ataturk (1881 – 1938), i lindur në Selanik në atë që më pas u bë konsullata turke. Më 1955, agjentët e STK – Kundërguerriljes sulmuan konsullatën, duke akzuar grekët. Në fillim të shtatorit, forcat e STK – Kundërguerriljes sulmuan një pastiçeri greke si hakmarrje të shtirur për atentatin që kishin kryer. Kjo shkaktoi një pogrom antigrek, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur. Mediat e djathta e nxitën përhapjen e dhunave në Turqi. Presidenti Bayar vendosi gjendjen e jashtëzakonshme. Togeri i atëhershëm, gjenerali Sabri Yirmibejoglu (1928 – 2016), konfirmoi se ngjarjen qenë pjesë e “një operacioni të shkëlqyer lufte speciale që e arriti qëllimin e tij”.

Advertisement

Në vitin 1957, Drejtori i atëhershëm i Allen Dulles (1893 – 1969) i shkroi shefit të Shtabit të Përgjithshëm të US Air Force, gjeneralit Thomas D.White (1901 – 1965) lidhur me Planin “Aquatone/Oilstone”: Përdorimi i Incirlik Air Base (atëbotë e quajtur Adana) nga ku të ngrihet avioni spiun Lockheed U-2 për Bashkimin Sovjetik. Pas 3 vjetësh, sovjetikët rrëzuan një U-2 me një raketë antiajrore S-75. Në vitin 1958, US Air Force kompletoi testimin lidhur me raketën e parë balistike me rreze të mesme me testatë bërthamore: Rocketdyne-Chrysler PGM-19 Jupiter. Presidenti Charles de Gaulle (1890 – 1970) refuzoi pretendimet e Shteteve të Bashkuara për t’i vendosur në Francë, duke i lënë Shtetet e Bashkuara që t’i vendosnin raketat në vende të ndryshme të Italisë dhe Turqisë, duke i transformuar këto vende në objektiva të kundërsulmeve sovjetike. Më 1960, koloneli Turkes, i stërvitur në Shtetet e Bashkuara, udhëhoqi grushtin e shtetit ushtarak që rrëzoi presidentin Bayar dhe kryeministrin Adnan Menderes (1899 – 1961), që më pas u var. Junta u emërua Komiteti i Unitetit Kombëtar (Milli Birlik Komitesi), e udhëhequr nga gjenerali Cemal Gursel (1895 – 1966). CIA e përshkroi “fasadë të rikthimit në pushtet të civilëve”. Një raport përpara grushtit të shtetit pohonte: “Ka një organizatë komuniste pak të njohur në Turqi dhe komunistët turq mbesin thuajse të neutralizuar nga forcat e sigurisë”. Raporti zbuloi se “Moska nuk duket se zbaton një aktivitet subversioni midis kurdëve turq”. Megjithatë, pikërisht si nazistët pa dashje i dhanë pushtet të majtës gjatë Luftës së Dytë Botërore, CIA vërejti rritjen e së majtës turke të shkaktuar nga grushti i shtetit. Një vlerësim i sigurisë kombëtare i vitit 1962 zbuloi se ushtarakët “mbesin burimi i fundit i pushtetit në Turqi”.

Vijnë ujqërit

Në Turqinë e viteve ’60, CIA mendonte se e majta ishte “kryesisht një lëvizje socialiste me sfumatura komuniste”. Entitetet e përfshira qenë organizata politike të majta, artistë, gazetarë, federata sindikale, studentë dhe Shoqata Kulturore Socialiste (Sosyalist Kultur Dernegi). Partia Laburiste Turke (Turkiye Emekçi Partisi) përshkruhej nga CIA si “më e rrezikshmja e organizatave legale të majta” Partia Komuniste Turke në mërgim (Turkiye Komunist Partisi) përshkruhej si “rreziku potencialisht më i madh për Turqinë”, që shërbente si “ombrellë e komunistëve të nxjerrë jashtë ligjit”. Partia Popullore Republikane e majtë (Cumhuriyet Halk Partisi) u hodh në mes. CIA besonte se “këto grupe nuk duket se janë nën një drejtim qendror”. Veç të tjerash, zbuloi se të vetëshpallurit socialistë “kanë kuptim të pakët të domethënies së termit”. Kjo kundërshtonte propagandën amerikane të kohës: se të gjithë të huajt e majtë qenë puthadorë apo simpatizantë të sovjetikëve. Reforma kuazidemokratike u miratuan nga junta në mesin e viteve ’60. Një raport i zymtë i CIA zbuloi se elita urbane turke “është e frustruar nga paaftësia për të qëndruar në pushtet nëpërmjet proceseve demokratike dhe, për pasojë, është e ndjeshme ndaj shfrytëzimit politik nga ana e së majtës”. Ilaçi qe Kundërguerrilja e CIA – NATO. Në vitin 1965, Shërbimi i Sigurisë Kombëtare (Millî Emniyet Hizmeti, MEH) u zëvendësua nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (Millî Istihbarat Teskilat?, M?T). njësia e Luftës Speciale turke (Ozel Harp Dairesi, OHD) u krijua në vitin 1965 nga STK.

Misioni Ushtarak Amerikan për Ndihmat ndaj Turqisë (JAMMAT) u krijua nëpërmjet OPC të CIA dhe u inkorporua në forcat e armatosura amerikane. JAMMAT dhe pasuesi financuan OHD. Sabahattin Savasman, Drejtori i MIT, deklaroi se CIA kishte 20 oficerë të lartë që stërvisnin agjentë në një “godinë të ndërtuar nga CIA”. Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Drejtësisë Emin Deger (1927 – 2018) dokumentoi sesi godina e JAMMAT strehonte OHD – Kundërguerriljen, që zbatoi terrorizmin dhe armatosi Ujqit e Hirtë (Bozkurtlar, zyrtarisht Zemra Idealiste (Ulkü Ocaklar)). Ujqit e Hirtë janë paraushtarakë të themeluar më 1969 nga fashisti Turkes, të stërvitur nga CIA në shërbim të Partisë së Veprimit Kombëtar (Milliyetçi Hareket Partisi). Sabri Yirmibesoglu, shefi i OHD (1974 – 1976), e pranoi se objektivi ishte: “Të përdoreshin aktivitete të “hapura” dhe “sekrete”, vrasje, atentate, rrëmbime me armë, tortura, kidnapime; të inkurajojë incidente që nxisnin raprezalje; të merreshin pengje; sabotim dhe propagandë; dizinformacion (dhe) të përdorej forca dhe shantazhi. “Me qendrat stërvitore amerikane në Panama, banditët turq e përdorur në atë që oficeri i CIA Ralph McGehee (1928 – 2020) i përshkroi si “arrestime masive të figurave të opozitës sipas modelit të ndjekur në Tajlandë, Indonezi dhe Greqi”.

Advertisement

Protestat globale progresiste e fundviteve’60 u përhapën në Turqi dhe përfshinë studentë universitarë që organizuan një protestë kundër Flotës së VI amerikane. Oficeri i CIA Duane Clarridge (1932 – 2016) ishte në Stamboll në atë kohë dhe i shikoi ngjarjet të zhvilloheshin duke sugjeruar se kishte provokatorë të pranishëm. “[Një] turmë studentësh universitarë (padyshim edhe të tjerë të maskuar nga të tillë)… sulmuan marinarët [amerikanë]”. E “diela e përgjakur” e Turqisë (Kanli Pazar) hdodhi më 16 shkurt 1969 duke shkaktuar vdekjen e 2 manifestuesve. Mijëra njerëz qenë mbledhur në Sheshin Beyazit për të protestuar kundër imperializmit amerikan dhe u sulmuan nga forcat e Kundërguerriljes, teksa marshonin drejt Sheshit Taksim, një orë në këmbë larg.

Valë dhune

Gjatë gjithë viteve ’70, inteligjenca amerikano – turke përballoi forcën e nacionalizmit turk dhe atë të shkëputjes, ashtu si edhe të majtën gjithnjë e më militante midis turqve jokurdë. Për t’i përkeqësuar gjërat për shtetin, traditat e kurdëve në irakk, Iran, Siri e Turqi u rrënjosën në lokalizëm. Kështu, popujt patën një traditë të fortë të majtë. Kushtet dhe kuazidemokracia turke e mohonin identitetin kurd, duke i quajtur “turq lindorë” dhe duke ua ndaluar gjuhën. “Masa të tilla nuk e çrrënjosën ndjenjën e identitetit të kurdëve”, deklaroi CIA. Një memo e kësaj të fundit e janarit 1971 nënvizonte zërat e një grushti shteti të afërt kundër qeverisë civile, duke evidentuar “trazirat aktuale studentote, që përfshijnë përplasje midis grupeve të djathta dhe atyre të majta… Regjimi civil e ka gjetur të vështirë menaxhimin e vatrave të tilla”. Nga këndvështrimi i juntës, furnizimet me armë amerikane për Greqinë “demonstrojnë edhe një herë akoma se Uashingtoni nuk i kundërvihet regjimeve ushtarake në vetëvete”. Oficeri i CIA Clarridge konfirmoi: “Kam mësuar për një grusht shteti të afërt”, domethënë për një letër të dërguar nga ushtarakë të stërvitur në Shtetet e Bashkuara për qeverinë civile që përkthehet si: “Dorëhiquni. Do të fitojmë”. Në vitin 1976, nën qeverinë ushtarake, 200000 mbështetës të Partisë së Punëtorëve të Turqisë (Turkiye Isçi Partisi, TIP) dhe të Konferencës si Sindikatave (Turkiye Devrimci Isçi Sendikalar Konfederasyonu) e festuan publikisht 1 majin në Stamboll për herë të parë. Festimet e Sheshit Taksim të 1977 tërhoqën 1 milion njerëz. Por snajperët qëlluan mbi manifestuesit nga Hotel International i International Telephone and Telegraph (ITT). ITT qe përcaktuese në grushtin e shtetit në Kili më 1973. Provokatorët e Gladio të CIA sulmuan manifestuesit, ndërsa mediat e djathta akuzonin rebelët e majtë.

Hiram Abas qe drejtor i MIT (1976 – 1980)  dhe, nga ajo që raportohet, ishte i pranishëm. Shefi i stacionit të CIA në Ankara (1968 – 19 73) Clarridge e quajti Abas mik i dashur personal. Masakra në Sheshin Taksim vrau dhjetëra persona të majtë. Inteligjenca turke rekrutoi ujkun e hirtë Abdullah Çatli (1956 – 1996) si doras. Në vitet’70, Çatli dyshohej për vrasje të majtish në Ankara. Në vitin 1979, kontaktet e çuan të punojë me shërbimet sekrete turke. Në fillimin e viteve ’80, vizitoi Miami nën mbrojtjen e CIA. Në marsin e 1978, gjatë hetimeve për lidhjet e Turqisë me CIA dhe NATO, prokurori Dogan Oz (1934 – 1978) u vra nga Ujqit e Hirtë. Haluk Kerce ishte një prej të dyshuarve kryesorë. Të paktën 7 studentë vdiqën më 16 mars 1978, kur Ujqit e Hirtë bombarduan universitetin (më vonë e njohur si Masakra e Beyazit. Në tetorin e po atij viti, uqjit e hirtë Çatli dhe Kerce vranë 7 studentë të TIP (Masakra e Bahçelievler). Në dhjetor (Masakra e Maras), më shumë se 100 alevitë u vranë në qytetin Kahramanmara, pasi agjencia e inteligjencës turke MIT urdhëroi sunitet e djathtë dhe ujqër të hirtënë shenjë hakmarrjeje për një atentat në një kinema e atribuar së majtës.

Advertisement

Një memo e CIA e vitit 1979 vërente: “Dhuna politike, e kthyer në nivelet e përpara vendosjes së gjendjes të jashtëzakonshme, e kthyer në nivelet e përpara ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, është gjithnjë e më destabilizuese”. Më pas, shton: “Konflikti në Turqi në thelb ka qenë rezultat i reagimit të djathtë relativisht të vonshme të së majtës”. Duke konkluduar: “Perëndimi do të ishte natyrisht në raportet me Turqinë sikur të mis ksihte një qeveri të fortë në Ankara”. Një vlerësim i inteligjencës kombëtaree i referohej kësaj si “dhimbjet në rritje të modernizimit”, duke përshirë “trazira të forta sociale dhe politikë armiqësore”. Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Drejtësisë të Turqisë, M. Emin Deher (1927 – 2018), dokumentoi sesi misioni i ndihmës ushtarake i Shteteve të Bashkuara mbështeti terrorizmin mëpërmjet kundërguerriljes.

Lufta ndaj kurdëve

Më 1980 “dhimbjet në rritje e modernizimit” çuan në kolapsin e ekonomisë. Junta e përdori dhunën e nxitur politike për të shpallur gjendjen e lashtëzakonshme në grushtin e shtetit të tretë në vend. Partitë dhe sindikatat e majta u ndaluan dhe 30000 persona u arrestuan. Rreth 50000 u larguan nga vendi dhe 500 persona u ekzekutuan. Nenet 141 e 142 të Kodit Penal që tentonin t’i justifikonin veprime të tilla u kopjuan nga statuti i Italisë fashiste. E themeluar dy vite përpara grushtit të shtetit nga e majta kurde, Partia e Punëtorëve Kurdë (Partîya Karkerên Kurdistane, PKK) u përshkrua nga CIA si “rebelim rural që përdor terrorizmin si praktikë”. Në ndryshim nga grupet e tjera kurde në Turqi, PKK ishte për indipendentizëm. Objektivat e saj përfshinin policinë e militarizuar të fshatrave dhe forcat e armatosura turke. Të dhënat e qeverisë turke flasin për 4500 të vdekur në 8 vitet e para të luftës (1984 – 1992); ka mundësi shifër e nënvlerësuar. Furnizimet me armë amerikane për Turqinë gjatë luftës së brendshme me PKK (1984 e deri më sot) janë gjerësisht të dokumentuara. Më pak të njohura janë operacionet mbështetëse sekrete e Shteteve të Bashkuara.

Një raport i CIA zbuloi se PKK “nuk përfaqëson ndonjë kërcënim për kontrollin e qeverisë turke mbi Turqinë juglindore”. PKK që një prej “grupeve të para separatiste që mbështeste autonominë e “Kurdistanit” turk në federatë me një shtet turko socialist apo komunist”. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i mbështesnin kurdër irakenë si agjentë kundër Saddam Hussein (1937 – 2006). CIA e pranoi se “qeveritë turke tentojnë t’i asimilojnë turqit duke ua shtypur identitetin kulturor dhe teorikisht kanë mundësi të barabarta… Në praktikë, mundësi dhe shpërblim qenë kompetencë e grupeve të zgjedhura”. Më 1984, PKK formoi Forcën Çlirimtare Kurde (Hêzên Rizgariya Kurdistan) për të “minuar kontrollin turk mbi zonat kurde”. Kujtohet se CIA stërviste OHD, që nga ana tjetër stërviste MIT. Yavuz Ataç, funksionar i MIT, konfirmoi se nga fundi i viteve’80 organizata rekrutoi gangsterin ujk i hirtë Alaattin Çakici. Detajet nuk kanë dalë, por dosjet e inteligjencës sugjeronin se në vitet ’90 punoi me MIT për vrasjen e anëtarëve të PKK jashtë vendit. “Los Angeles Times” përcolli: “Zëdhënësit e ushtrisë turke pohuan se organizata antiguerrilje [e NATO me drejtim amerikan]… qe thelbësore në operacionet antikurde”. Antiguerrilja u ripagëzua Komandoja e Forcave Speciale (Ozel Kuvvetler Komutanlis OKK) më 1992.

Advertisement

Shfrytëzimi amerikan i Turqisë si bazë ushtarake vazhdoi në vitet ’90, kur baza ajrore e Incirlik u përdor për ta sulmuar Irakun në operacione të ndryshme. Ndërsa kurdët irakenë patën një mbrojtje nga Shtetet e Bashkuara, kurdët turq mbetën nën sulm. Në vitin 1998, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Nairobi (Kenia) u bombardua, ka mundësi nga al Qaeda. Arritën mbi 100 funksionarë të inteligjencës për të hetuar. Ndërkohë diplomatët amerikane ushtruan presione të forta ndaj vendeve për t’ia mohuar ekzilin themeluesit të PKK Abdullah Ocalan. Kjo nuk i la zgjedhje tjetër Ocalan përveçse të provonte në ambasadën greke në Kenia, ku u kap nga MIP me asistencën e CIA që kishte infiltruar ambasadën. Ocalan u dërgua në Turqi dhe, pas një dënimi me vdekje të shtyrë, i burgosur në Imral të Detit të Marmarasë, ku qëndron edhe sot. Njësitë e luftës psikologjike tentuan ta diskreditojnë PKK duke qarkulluar foto që pretendonin se tregonin Ocalan duke u stërvitur me ujkun e hirtë Çatli në kampet e MIT. Kujtojmë se Antiguerrilja e NATO – CIA u pagëzua OKK. OKK e stërvitur nga Shtetet e Bashkuara drejtonte Brigadën e Dytë Komando (Brigata Bolu) dhe një organizatë të së djathtës ekstreme të asociiuar me të, Brigada e Hakmarrjes Turke (Turk Intikam Tugay, TIT). Agjenti Adil Timurtas deklaroi se TIT kreu një seri atentatesh terroriste kundër civilëve kurdë të akuzuar se ishin në PKK në tentativën për të minuar mbështetjen ndaj shkëputjes. Për shembull, në vitin 2006 një atentat në një stacion autobuzi në Diyarbakir, nga pakica kurde, vrau 10 persona: 7 fëmijë. Terrorizmi ju atribua PKK, por u përdorën eksplozivë të cilësisë së lartë, bashkë me walkie-talkie ushtarakë.

Përgatiti: Armin Tirana

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy