Sllovenia: Integroni Ballkanin ose do të ndërhyjnë fuqi të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sllovenia: Integroni Ballkanin ose do të ndërhyjnë fuqi të tjera

Në gjashtë muajt e ardhshëm, procesi i zgjerimit do të jetë prioritet për Slloveninë, e cila në 1 korrik mori Presidencën e Bashkimit Evropian. Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, në Parlamentin Europian premtoi se do të punojë për të përshpejtuar procesin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar se boshllëkun e krijuar nga Brukseli mund ta zënë fuqi të tjera.

 

JANEZ JANSHA

KRYEMINISTER I SLLOVENISË

Advertisement

“Nëse nuk jemi të aftë ta realizojmë këtë, nëse nuk bëjmë një hap përpara në Ballkanin Perëndimor, atëherë këto veprime do të ndërmerren nga dikush tjetër, nga dikush që ka interesa dhe vlera të ndryshme.”

 

Nga Strasburgu, kryeministri slloven sqaroi se në funksion të procesit të zgjerimit Jansha po planifikon të organizojë një samit në muajin tetor midis udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Advertisement

Nga ana e saj, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështeti qëndrimin slloven duke theksuar se ky samit do të “dërgojë një mesazh të rëndësishëm se këto vende janë partnerë thelbësorë strategjikë”.

 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin që Presidenca sllovene t’i hapë rrugën caktimit të datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, pasi vendet anëtare dështuan të arrinin një vendim pozitiv për dy vendet tona në fund të muajit qershor.

 

Advertisement

Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut bllokoi edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë e tani pritet mbledhja e Këshillit në dhjetor për të parë nëse ky proces do të ecë para apo problemet dypalëshe do të zvarrisin procesin e integrimit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy