Sulmi mbi Izrael, eksperti: Kina mësoi çfarë mbrojtje ka SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi mbi Izrael, eksperti: Kina mësoi çfarë mbrojtje ka SHBA

Lufta në Lindjen e Mesme dhe sulmi i Iranit ndaj Izraelit në fundjavë, është çështja që po diskutohet sot në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Lidhur me këtë temë foli njohësi i çështjeve të sigurisë Dritan Goxhaj. Goxhaj tha se Irani nuk sulmoi i vetëm Izraelin, dhe në në krah të tij ishte Rusia edhe Kina, pasi Irani nuk posedon satelitë.

Eksperti tha se sulmi Iranit ishte i mirëmenduar dhe se ishte një strategji në mënyrë që Kina, Rusia dhe Irani të zbulojnë mbrojtjen e SHBA-ve.

Dritan Goxhaj: Goditja e Iranit ishte goditje ushtararake kirurgjikale. U ngritën vetëm në tre objekte ushtarake ato që kishin marrë pjesë në sulmin e ambasadës në Siri, në mënyre që mund të godiste edhe parlamentin. Raketat kaluan edhe lartë parlamentit. Pra për herë të paraë Irani bëri histori në artin ushtarak .Irani bëri histori në artin ushtarak modern, me një largësi nga 1200 kilometra duke kaluar në disa vende dhe kjo është histori në artin ushtarak, për herë të parë përdori raketa balistike me kokë të devijushme që mund të ndryshojë drejtimimin. Dhe kjo bëhet me stelitë, e ka ndihmuar Kina dhe Rusia sepse Irani nuk ka satelitë.. Nuk iku fokusi nga Hamasi dhe Gaza, prandaj nuk pati godtje të forta, ua la Hamsait hapësiren e lirë. Duket si show, Irani njoftoi 72 orë më parë palët, që ta bëjë goditjen në nivel strategjik, në mënyrë që SHBA mos thoshte që Irani na zuri të papërgatitur, Irani kishte caktuar edhe objektet, pra bazat ajrore nga u bë goditja e ambasadës iraniane në Siri. Iranit i duhej të dinte kapacitete ajrore që ka Amerika, Franca, Angila në rajon. Në këtë mënyrë përcaktoi lokacionin e saktë të bazave të Amerikës. Tashmë janë zbuluar, nuk kanë më armë të tjera SHBA-të dhe Anglia për të mbrojtur Izraelin./vizionplus.tv/ 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy