VIDEO/ Izraelitët godasin me dron një makinë të anëtarëve të grupit Islamik Palestinez, 3 të vrarë dhe 1 i plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Izraelitët godasin me dron një makinë të anëtarëve të grupit Islamik Palestinez, 3 të vrarë dhe 1 i plagosur

Tre palestinezë u vranë dhe një tjetër u plagos sot nga një sulm izraelit në një makinë në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit , sipas raportit të fundit nga autoritetet palestineze.

Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) njoftuan se një dron goditi një makinë në zonën e Jeninit, duke publikuar pamjet video të operacionit.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më vonë nga IDF dhe Shin Bet (përfshirë shërbimin e sigurisë së brendshme të Izraelit), thuhet se mes të vdekurve janë Ahmed Barakat, një zyrtar i lartë i Xhihadit Islamik Palestinez dhe Mohamed Hawassin, një komandant lokal,  krahu i organizatës së caktuar. Të dy u akuzuan për “sulme terroriste” kundër izraelitëve.

Pamjet nga vendi i sulmit tregojnë një makinë të dëmtuar dhe një automjet të dytë që pësoi dëmtime të vogla.

Një video nga një kamera sigurie e dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters nga Mahmoud Gharib tregon momentin e sulmit në një rrugë të frekuentuar.

“Ne pamë gjymtyrë njerëzor  në rrugë,” tha ai. “Një burrë dhe gruaja e tij, të cilët po hipnin në një makinë që kalonte, kanë shpëtuar për mrekulli”, shtoi Grajeb.

Advertisement

“Papritmas pati një shpërthim pranë makinës sime. Për shkak të shpërthimit të fortë, makina ime mori flakë”, tha për AFP 30-vjeçari Amir Alsaba, drejtuesi i mjetit të dytë.

Që nga fillimi i luftës i shkaktuar nga një sulm i paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor, Izraeli ka goditur Rripin e Gazës, por gjithashtu ka rritur operacionet ushtarake në Bregun Perëndimor/vizionplus.tv/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy