Arrestohet dy persona në Haraçinë, kanë goditur veturën e policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në hyrje të fshatit Haraçinë policia ka ndaluar N.A.(46) nga Haraçina dhe I.S.(44) nga fshati Ognjanci i Shkupit.

“Të dy me një “Mercedes”, i cili drejtohej nga N.A., në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare”, nuk janë ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga zyrtarët policorë, me çka në shenjë paralajmërimi zyrtarët policorë kanë gjuajtur në ajër, ndërsa më pas në hyrje të Haraçinës me veturën e tyre kanë goditur një veturë zyrtare të policisë, me çka kanë tentuar të godasin edhe një zyrtar policor, pas së cilës kanë dalë nga rruga”, njoftojnë nga MPB.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen parashtresat e duhura./Telegrafi/

Arrestohet dy persona në Haraçinë, kanë goditur veturën e policisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy