BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – OBRM – Levica, i paramenduar dhe i planifikuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate me shkrim thotë se “dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup”.

“Incidenti midis aktivistëve të OBRM-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.

Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për OBRM-PDUKM-në, ndërsa sot është funksionar i OBRM-PDUKM-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup.

BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta.

Advertisement

Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën” thuhet në reagimin e BDI-së.

 

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – OBRM – Levica, i paramenduar dhe i planifikuar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy