Kallëzim penal kundër një personi juridik nga Gostivari, për kultivim të paligjshëm të kanabisit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra e jashtme për punë penale Gostivar ka parashtruar kallëzim penal kundër personit juridik nga fshati Vrapçisht, Gostivar, F.M. nga Republika e Shqipërisë – pronar dhe menaxher i personit juridik dhe M.M.(54) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale të kryer nga Ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope, thuhet në njoftimin nga MPB-ja.

“Në periudhën prej datës 18.12.2020 deri më 04.10.2023 në një pjesë të parcelës kadastrale në Vrapçisht, në sipërfaqe prej 3646 metra katrorë, i akuzuari ka kryer veprime të kundërligjshme në lidhje me procesin e mbjelljes dhe rritjes së bimës së kanabisit për qëllime mjekësore. . Më datë 24.23.08.2023, gjatë kontrollit në fabrikën dhe ambientet e personit juridik të kallëzuar, 498 thasë alumini me lule të pastra të thata të bimës së kanabisit me peshë totale 1.985.705 kilogramë, 10 farëra të bimës kanabis, 58. thasë me lule kanabisi të thatë të papastruar me peshë totale 677,65 kilogramë dhe kuti kartoni me bio-masë mbetje me peshë totale 1975,25 kilogramë.

Ndërsa, nga ana tjetër, në parcelën në fjalë janë gjetur dhe konfiskuar 2898 kërcell të mbjellë të bimës së kanabisit, të cilat nga komisioni dhe topografi i autorizuar konstatuan se ishin mbjellë pa dokumentacion përkatës, përkatësisht nuk kishin leje për zgjatjen e tha ngastra kadastrale”, thonë nga MPB-ja. /Telegarfi/

Kallëzim penal kundër një personi juridik nga Gostivari, për kultivim të paligjshëm të kanabisit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy