LSDM: Dialogu me opozitën vjen në një moment të rëndësishëm për shtetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Bordi Qendror i LSDM-së sot mbajti mbledhje, në të cilin vlerësoi se dialogu i vendosur me opozitën vjen në një moment të rëndësishëm për vendin. Nga LSDM thonë se është për t’u përshëndetur hapi i parë i kryetarit të OBRM-PDUKM-së me pranimin e amendamenteve kushtetuese.

Pas mbledhjes, kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është një bazë e mirë për vazhdimin e dialogut me të gjitha partitë politike parlamentare dhe në këtë drejtim është formuar një grup pune për vazhdimin e bisedimeve.

“E mirëpres faktin që si kryetar i LSDM-së, së bashku me grupin e formuar punues, mora mbështetje të fortë dhe absolute për të vazhduar me përpjekjet për të siguruar një konsensus të gjerë për ndryshimet kushtetuese, dhe rrjedhimisht vazhdimin e rrugës evropiane të vendit”.

Advertisement

“Para shtetit dhe para gjithë qytetarëve tanë është një shans historik për të vazhduar rrugën evropiane dhe dialogu i vendosur mund të kontribuojë në marrjen e vendimeve për të ardhmen evropiane të vendit dhe të mirën e të gjithë qytetarëve tanë. Zgjedhja para të gjitha partive politike është: integrimi në BE apo izolimi”, ka shkruar Kovaçevski./Telegrafi/

LSDM: Dialogu me opozitën vjen në një moment të rëndësishëm për shtetin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy