Miteva: Nëntë ditë nga tragjedia dhe ende s’ka përgjegjësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva në konferencë për shtyp tha se kanë kaluar nëntë ditë nga dita kur humbën jetën 45 qytetarë, ndërsa pushteti ende nuk ka përgjigje se kush duhet të japë përgjegjësi.

Sipas saj, kjo tragjedi dëshmoi sistemin jofunksional të vendit dhe se tragjedia vërtetoi se në Maqedoni çdo institucion udhëhiqet me lëshime, keqpërdorime, krim dhe korrupsion.

“Opinioni duhet të merr përgjigje në pyetjen nëse dhe sa herë MPB ka paraqitur vërejtje në Inspektriat për autobusët e BEsa Trans, ndërsa insepktrati nuk ka ndërmarrë asgjë. Nëse MPB ka dorëzuar një vërejtje, pse nuk publikohet në opinion”, thotë Miteva.

Ajo shtoi se qytetarët po kërkojnë përgjegjësi, ndërsa partia e saj kërkon përgjigje dhe përgjegjësi por edhe masa të jashtëzakonshme./Telegrafi/

Advertisement

Miteva: Nëntë ditë nga tragjedia dhe ende s’ka përgjegjësi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy