Muaremi: Mbyllja e rasteve kundër meje është drejtësi e pritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, konsideron se mbyllja e rastit ndaj tij është drejtësi e pritur.

“Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por është gjithmonë e arritshme”, tha Muaremi për “Makfax”.

Ai theksoi se ka punuar ligjërisht, dhe bastisja në zyrën e tij ka qenë e pabazë.

“Ligjshmëria e punës sime u vërtetua në fund. Epilog tjetër nuk e prisja, përveç rrëzimit të atyre kallëzimeve penale, as nuk mund të kishte. Kontrolli i kryer në Drejtorinë e Policisë Financiare dhe i gjithë çështja ndaj meje është nisur pa asnjë bazë dhe vetëm me një qëllim – të më diskreditojë dhe të shkatërrojë reputacionin tim, nga i cili në atë moment përfitonin vetëm struktura të caktuara kriminale për të cilët po procedohej në Policinë Financiare”, tha Muaremi.

Advertisement

Muaremi: Mbyllja e rasteve kundër meje është drejtësi e pritur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy