Osmani për klubin bullgar: Provokim ishte emri, ne nuk mund të hapim klub në Sofje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne jemi shtet demokratik në të cilin të gjithë qytetarët dhe të gjithë komunitetet në mënyrë të barabartë i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe me të vërtetë nuk do të lejojmë alibi se këtu shkelen të drejtat e njeriut të cilit do komunitet etnik, duke e përfshirë edhe atë bullgare, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke folur për mbylljen e shtëpisë së kulturës në Manastir.

Kontestues këtu, sqaroi Osmani, është emri i tij, i cili këtu konsiderohet si kontrovers dhe provokim dhe se në të kundërtën edhe ata do të ishin pjesë e ngjarjes.

“Ne e kemi bërë atë që është dashur të bëhet. Nuk lejojmë që Maqedonia e Veriut të tregohet në botë si vend që i kufizon të drejtat e të cilit do komunitet etnik. Nuk është detyra ime të kujdesem për imazhin e Bullgarisë të cilët persona e nderojnë, kanë ata MPJ e cila duhet para bashkësisë hebraike dhe botërore të sqarojnë pse u janë të rëndësishme disa personalitete”, deklaroi Osmani.

Kërkesa për vizitën e delegacionit bullgar në hapjen e shtëpisë së kulturës në Manastir, Osmani tha se ka arritur nga nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova dhe më pas është përfshirë edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov.

Advertisement

“Kuptohet se një prej parashtresave tona ishte se vizita, pikërisht në qendër i cili sjell emër që këtu është kontrovers mund të ketë edhe qëllime me prapravijë dhe kjo është se kontesti është kontest i të drejtave të njeriut dhe se bashkësia bullgare nuk i gëzon të drejtat e tij këtu dhe nuk i plotësojmë kriteret e Kopenhagës”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se hapja e klubeve të bashkësisë bullgare është absolutisht jo kontestuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Bashkësia bullgare ka një mundësi, liri dhe inkurajim të tillë që të organizohet dhe t’i manifestojë atributet e veta kulturore dhe të identitetit në çfarë do forme, por jo në mënyrë që i provokon ose i shqetëson qytetarët tjerë”, deklaroi Osmani.

Osmani për klubin bullgar: Provokim ishte emri, ne nuk mund të hapim klub në Sofje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy