Tupançeski: Perceptimi i gjyqësorit do të përmirësohet nëse ka dënime proporcionale për krime të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Perceptimi i gjyqësorit do të përmirësohet vetëm kur të vërtetojmë si shtet se për krimet vërtetë të rënda, pavarësisht nga sfera e tyre, qofshin ato krim, krim ekonomik, krim kibernetik etj, do të ketë vendime që do të jenë proporcionale me shkeljen ligjore të bërë. Në këtë drejtim, inkurajojmë gjykatat, prokuroritë dhe të gjitha institucionet e tjera që ofrojnë drejtësi dhe që të jenë në nivelin e detyrës që e kanë, është koha që Republika e Maqedonisë së Veriut të punoj në përmirësimin e cilësisë së drejtësisë”.

Kështu deklaroi sot ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në margjinat e seancës së 10-të të Grupit punues 3 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore, me temë “Sfidat aktuale në gjyqësorin e Maqedonisë nga perspektiva e rekomandimet e Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut” në kuadër të aktiviteteve të projektit Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, kujtojmë se në një sondazh publikuar së fundmi nga Eurotink, u bë e ditur se vetëm 8% e qytetarëve i besojnë gjyqësorit dhe sipas mendimeve të qytetarëve për të rikthyer besimin, duhet të ndërmirren reforma.

Tupançeski: Perceptimi i gjyqësorit do të përmirësohet nëse ka dënime proporcionale për krime të rënda shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy