Zaev: Personalisht e falënderova Borissovin për gjestin human

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informoi se ai personalisht falënderoi kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Boriossov, për vendimin për të dhuruar një pjesë të çdo vaksine kundër Covid-19, të cilat ishin blerë direkt nga prodhuesit në vendin tonë.

“Pas vendimit për dhurimet e vaksinave, unë personalisht falënderova kryeministrin Borissov, Qeverinë e Bullgarisë dhe popullin bullgar për solidaritetin dhe gjestin human dhe veprimin e jashtëzakonshëm të miqësisë ndaj popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në falënderimin e kryeministrit Borissov, i thashë atij se dhurimi i disa prej vaksinave të siguruara nga qeveria bullgare është shumë e rëndësishme dhe vjen në një kohë jashtëzakonisht të vështirë të një vale të fortë coronavirusi me të cilën po përballen të dy popujt, të dy shtetet dhe e gjithë bota”, tha Zaev./Telegrafi/

Zaev: Personalisht e falënderova Borissovin për gjestin human shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy