“Arrest shtëpie” për IT e Policisë së Shtetit, Rrumbullaku urdhëron pezullimin nga detyra të Ervin Muçës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Arrest shtëpie” për IT e Policisë së Shtetit, Rrumbullaku urdhëron pezullimin nga detyra të Ervin Muçës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të  pezullojë  menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

“Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi  i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi më herët masën e sigurisë “arrest shtëpie” të kërkuar nga Prokuroria e Tiranës.

Sipas prokurorisë, në datën 2 gusht 2023, në bazën e të dhënave të sistemit TIMS ka pasur ndërhyrje të paautorizuara, ndërsa Muça është futur në godinë me kodin pin të një punonjësi tjetër, që nuk ka qenë prezent atë ditë në punë. Ky veprim ka ngritur dyshime dhe nga hetimet e thelluara ka rezultuar se ka qenë Muça ai që ka ndërhyrë në sistemin TIMS.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy