Asgjësohen 5700 bimë kanabis në Lezhë; pranga pronarit i cili dje dhunoi një shtetas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asgjësohen 5700 bimë kanabis në Lezhë; pranga pronarit i cili dje dhunoi një shtetas

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 5700 bimë narkotike cannabis sativa ne fshatin Zimaj te Lezhes.

 

Arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të droges, i cili dyshohet gjithashtu se te enjten, ka dhunuar rëndë fizikisht një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndërmjet tyre.

 

Advertisement

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për përcaktimin e autorësisë së tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 25- të të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.Në kuadër të kësaj faze, në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar, 5700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.Gjithashtu, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi B. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.Në vijim, dyshohet gjithashtu se ditën e djeshme, 42-vjeçari ka dhunuar rëndë fizikisht, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet tyre.Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy