Bashkia Lushnje i përgjigjet apelit të babait të Klajdi Bitrit: Fond për kthimin e trupit në atdhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkia Lushnje i përgjigjet apelit të babait të Klajdi Bitrit: Fond për kthimin e trupit në atdhe

Bashkia e Lushnjës i është përgjigjur menjëherë apelit për ndihmë nga babai i Klajdi Bitrit, 23-vjeçari që u vra në Itali nga një algjerian.

 

Babai i viktimës kërkoi nga autoritetet shtetërore ndihmë procedural dhe financiare për kthimin e trupit të viktimës në Shqipëri, që ai të prehet në vendlindjen e tij.

 

Advertisement

Menjëherë pas thirrje për ndihmë kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa zhvilloi një takim me babain e Klajdi Bitrit, duke e garantuar se do t’i propozojë këshillit bashkiak kalimin e një fondi që do të mbulonte shpenzimet për kthimin e trupit të 23 vjeçarit në vendin tonë.

 

Bashkia e Lushnjes po përgatit futjen e materialit për ndihmë financiare në mbledhjen e radhës që këshilli bashkiak do të ketë ditën e enjte.

 

Advertisement

23-vjeçari Klajdi Bitri, humbi jetën ditën e dielë në Itali, ku një shtetas nga Algjeria e qëlloi me armë me shtizë.

 

Ndërkohë, Xhuliano Bitri, vëllai i viktimës ka kërkuar drejtësi për vrasjen e Klajdit. I ndjeri ishte emigrant në Itali prej disa vitesh dhe gjeti vdekjen në tentativë për të shuar konfliktin mes mikut të tij dhe autorit të krimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy