Dënimi që pritet për 35-vjeçarin që burgosi familjarët! Eksperti i sigurisë në “7pa5”: Ai ka kryer “vrasje”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënimi që pritet për 35-vjeçarin që burgosi familjarët! Eksperti i sigurisë në “7pa5”: Ai ka kryer “vrasje”

Historia e 35-vjeçarit që burgosi familjen e tij në apartmaent të survejuar me kamera ka tronditur mbarë opinionin publik.

I ftuar sot në “7pa5”, ekspert i sigurisë Fatjon Softa foli për masat që gjykata mund të marrë për Jetnor Zhabolin.

“Nëse ekspertiza nxjerr se 35-vjeçari ka probleme mendore, masa e sigurisë që vendos gjykata, janë masat e izolimit të tij, sepse përvec masës penale është siguria ndaj personave të tretë. Nëse ky person është apo bëhet agresiv mund të ketë vrasje. Ai vrasjen e ka bërë, sepse fëmija do ta ketë shumë të vështirë reabilitimin. Dhuna në fëmijëri vuhet gjatë gjithë jetës”, shprehet Softa.

Prokuroria i ka ngritur dhe akuzën “Shkaktim të vetëvrasjes i mbetur në tentativë”, për Jetnor Zhabolin.

Advertisement

Për këtë të fundit, shkak janë bërë disa letra të gjetura në një valixhe të hapur me kod nga 35-vjeçari në dhomën e gjumit të çiftit, ku bashkëshortja e tij shkruan fjalët lamtumirëse për të afërmit.

“S’ju turpërova kurrë. Do ju dua shumë edhe pse po ju lë”, shkruhet ndër rreshta në letrat e bashkëshortes.

“Letra ka qenë i vetmi burim ku ajo ka mundur të flas, në mungesë të çdo lloj komunikimi. Gjendja e nënës dhe fëmijëve është e rënduar. Nëna dyshohet të ketë patur edhe sindromën e stokholmit që është dashuruar me dhunuesin”, shprehet në “7pa5” psikologia Lumturi Sinani./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy