DETAJE/ Megaoperacioni i EUROJUST dhe Interpol, droga vinte nga Shqipëria me gomone

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DETAJE/ Megaoperacioni i EUROJUST dhe Interpol, droga vinte nga Shqipëria me gomone

Një operacion i gjerë i karabinierëve të komandës provinciale të Firences është duke u zhvilluar për të ekzekutuar dhjetëra urdhra paraburgimi të lëshuar nga drejtësia fiorentine për trafikun ndërkombëtar të drogës, kundër një rrjeti trafikantësh italianë dhe shqiptarë që importonin kokainë, marihuanë, hashash dhe droga sintetike.

 

Operacioni ka nisur njëkohësisht në orën 4 të mëngjesit kur mbi njëqind ushtarë kanë njoftuar të dyshuarit për urdhrin e arrestit.

Bastisja ka ndodhur jo vetëm në Firence, por edhe në qytete të tjera në Toskanë dhe në rajone të tjera italiane. Disa arrestime janë bërë edhe jashtë vendit.

Advertisement

Hetimi filloi në vitin 2019 dhe u zhvillua për të identifikuar të gjithë rrjetin e trafikimit.

Droga vinte nga Shqipëria, me gomone, në Brindisi ose me rrugë tokësore nga Holanda, duke përdorur makina me dy funde.

Kërkime të shumta janë ende duke u zhvilluar dhe një konferencë për shtyp u thirr në orën 13:00 nga DDA e Firences së bashku me policinë për të zbuluar detajet e hetimit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy