Do transportonin 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës 600 euro për person/ Arrestohen dy të rinjtë shkodran

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do transportonin 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës 600 euro për person/ Arrestohen dy të rinjtë shkodran

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shkodranë, të cilët u kapën duke trasportuar 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës 600 euro për person.

 

Në një njoftim për media, policia thotë se të rinjtë shkodranë – K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç do ndiqnin intinerarin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

 

Advertisement

Ata akuzohen për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Advertisement

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Komisariati i Policisë Vorë dhe Forca e Posaçme Operacionale.

 

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

 

Advertisement

Procedohen penalisht edhe 13 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

 

Sekuestrohen 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

 

– K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.

 

Advertisement

Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.   

 

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 13 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy