Edhe 4 vjet investime strategjike, qeveria shtyn për herë të tretë afatin e ligjit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe 4 vjet investime strategjike, qeveria shtyn për herë të tretë afatin e ligjit

Qeveria do të zgjasë për herë të tretë afatin e ligjit për investimet strategjike edhe katër vite të tjera. Ligji i mbaroi efektet e tij në dhjetor të vitit të kaluar, por sipas propozimit të deputetit Eduard Shalsi, subjektet e interesuara për investime strategjike do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre deri në datën 31 dhjetor 2027.

“Kur ligji u miratua në vitin 2015 ju përgjigj nevojave të atij momenti të zhvillimit të vendit. Kërkesa ka qenë kryesisht në fushën e turizmit. Ka ardhur momenti që ky ligj të vendoset në parametrat që i takon sepse edhe vetë dinamika e zhvillimit të sektorit të turizmit dhe sektorit të ekonomisë në vend dhe sidomos fluksi i investimkeve të huaja direkte e kërkon këtë zgjatje afati”, tha Pranvera Resulaj, anëtare e Komisionit të Ekonomisë.

Me anë të ndryshimeve ligjore të propozuara, qeveria synon të rrisë edhe vlerën e investimeve.

“Kemi edhe një ndryshim të shumave që do të komsiderohet strategjike dhe investimeve me procedurë të veçantë. Pra, kalojmë nga 30 milionë euro në 50 milionë euro për procedurë të zakonshme dhe nëse do të duhet të kemi një procedurë të veçantë të kapë shifrën e mbi 100 milionë euro. opse në numër të punonjësve për procuirë të zakonshme duhet të ketë mionimumi 300 punonjës dhe për procedurë të përshpejtuar duhet të jetë minimum 500 euro. përveç vendeve të punës, me anë të investimeve strategjike krijohet një bum i zhvillimit ekonomik. Thithja e investimeve të huaja sjell rritje të punësimit, rritje të të ardhurave dhe rritje të zhvillimit ekonomik”, tha Resulaj.

Advertisement

Nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit dhe deri tani, janë trajtuar 88 projekte investimi, prej të cilave 40 kanë përfituar status strategjik, 14 projekte janë refuzuar dhe 34 të tjera janë në fazë vlerësimi.

Ky ndryshim ligjor sipas socialistëve nuk mbyll derën që të ketë një rishikim të plotë të ligjit për investimet strategjike, një ligj i shumëkritikuar nga opozita e cila ka akuzuar qeverinë se po favorizon disa emra të caktuar..vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy