Ersekë/ Shoferi humb kontrollin, del nga rruga automjeti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ersekë/ Shoferi humb kontrollin, del nga rruga automjeti

Një aksident është regjistruar mesditen e kësaj të hëne në dalje të qytetit të Ersekës. Policia njofton se drejtuesi i mjetit tip “Toyota” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

“Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të qytetit të Ersekës, shtetasi F. I., rreth 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Si pasojë, ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit F. I., i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy