Goditen edhe 5 raste të tjera të shitjes së kokainës dhe kanabisit brenda Kalasë së Gjirokastrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditen edhe 5 raste të tjera të shitjes së kokainës dhe kanabisit brenda Kalasë së Gjirokastrës

Këtë të martë janë konstatuar dhe goditur 5 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, brenda perimetrit të Kalasë së Gjirokastrës.

 

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: A. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, E. Ç., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, I. F., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe F. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë.

 

Advertisement

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre të rinjve, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy