Humb jetën polici në aksident/ Makina e tij u përplas me automjetin e një serbi në aksin Lezhë-Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humb jetën polici në aksident/ Makina e tij u përplas me automjetin e një serbi në aksin Lezhë-Shkodër

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e të premtes në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë ndërroi jetë një punonjës policie. Gazmir Zhuka humbi jetën pas një përplasjeje fatale me fuoristradën e një shtetasi serb.

 

Siç shihet edhe nga pamjet, automjeti i efektivit që punonte në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe ishte jashtë orarit të shërbimit, është shkatërruar totalisht.

 

Advertisement

Efektivi humbi jetën në spitalin rajonal të Lezhës, pasi u transportua me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë është bllokuar edhe lëvizja e mjeteve përgjatë superstradës.

 

Advertisement

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin u bë koha e keqe me shi dhe lagështira në rrugë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy