Kryebashkiaku i përgjigjet sulmeve të opozitës ndaj bashkisë, Veliaj: Dhunuesit janë pakica

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku i përgjigjet sulmeve të opozitës ndaj bashkisë, Veliaj: Dhunuesit janë pakica

Vetëm një ditë pas protestës së opozitës para bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se sot është më i vendosur dhe më energjik se kurrë për ta çuar Tiranën përpara.

Nga Liqeni i Farkës, kryebashkiaku komentoi aktet e dhunës duke thënë se protestuesit janë  vetëm një pakicë, pasi shumica përfaqëson punën.

“Kur mendoj se një pjesë e vogël ende beson te vandalizimi, te sherri, te molotovi, te shtyrja e policëve, harrojnë se bashkia nuk është ajo godina ku kam zyrën unë. Bashkia janë njerëzit, bashkia janë punëtorët, bashkia janë projekte, bashkia është ky komunitet që i ka dhënë dashuri, cilësi dhe një kontribut të jashtëzakonshëm. Këta janë bashkia, nuk është një ndërtesë. Futu në ndërtesë, por çfarë do bësh? Imagjinoni të futet Mul Noka në ndërtesë, çfarë do bëjë? S’ka drejtuar ndonjëherë shtet, s’ka bërë ndonjëherë prokopi. Imagjino të futet goca e Saliut dhe çuni i Fariut… futuni, është një ndërtesë, por nuk është ndërtesa institucioni. Institucioni, bashkia e qytetit, janë njerëzit e mrekullueshëm që punojnë përditë e përditë”, tha Veliaj.

Veliaj ironizoi kundërshtaret politik duke i cilësuar goditjet ndaj tij si të qëllimshme për të kapur ndonjë vilë apo zarf.

Advertisement

 “Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë ikapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër; duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë, që këtë kryeqytet ta çojmë përpara”, tha Veliaj.

Erion Veliaj u shpreh gjithashtu se ata që sulmojnë godinën e Bashkisë së Tiranës, e cila mban statusin e monumentit të kulturës, janë po ata që mbrojnë teatrin e vjetër, institucion që jo vetëm nuk e mbante këtë emërtim, por ishte rrënuar plotësisht./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy