“Logos Hope” ndalet në Vlorë/ Libraria më e madhe lundrusese në botë ka 5 mijë tituj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Logos Hope” ndalet në Vlorë/ Libraria më e madhe lundrusese në botë ka 5 mijë tituj

“Logos Hope”, libraria më e madhe lundruese në botë mbërriti në Portin e Vlorës këtë të enjte. Anija, e cila në bordin e saj ka 5 mijë tituj librash dhe një ekuipazh prej më shumë se 300 personash nga 70 vende të botës, do qëndrojë në qytetin bregdetar deri në datë 2 shtator e më pas do të udhëtojë drejt Durrësit.

 

Melisa Balliu, vullnetare nga Shqipëria që më herët ka qenë pjesë e bordit të Logos Hope, tregon se qëllimi i kësaj librarie është përcjellja e shpresës dhe ndarja e njohurive me njerëzit në mbarë botën..

 

Advertisement

MELISA BALLIU – VULLNETARE NGA SHQIPERIA

 

Kemi ardhur per ten dale njohurite. Per tu bashkuar me organizatat dhe per te ndihmuar. Ekuipazhi vjen me shume se nga 60 vende te botes. Ne kemi deshire per ten dare njohurite ne shqiperi dhe per tu lidhur me komunitetet.                                              

 

Advertisement

Ndalesa për herë të parë në brigjet shqiptare e librarise më të madhe lundruese në botë, ka qenë emocionuese dhe për vetë anëtarët e ekuipazhit.

 

CA BULANI – ANETAR I EKUIPAZHIT

 

Advertisement

Jam nga afrika e Jugut. Jam shume i emocionuar që jam në vlorë. ne udhetojmë në të gjithë botën. Ndalemi në shumë vende. Kështu që çdo kush mund të vijë të na vizitojë. Ne kemi mbi 5000 libra kështu që cdokush mund të vijë ti shoh.

 

Logos Hope u ndertua ne vitin 1973. Libraria lundruese , me mesazhin e përhapjes së dijes, ka shetitur mbi 150 vende ne gjithe boten dhe eshte vizituar nga miliona njerez.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy