Lutfi Haziri: Pse humbi Vetëvendosja dhe pse Vjosa Osmani këtë herë nuk solli vota për VV

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lutfi Haziri: Pse humbi Vetëvendosja dhe pse Vjosa Osmani këtë herë nuk solli vota për VV

I ftuar në emisionin ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga në ‘Dritare TV’, kandidati i LDK për komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për rezultatin shumë të mirë të LDK në këto zgjedhje.

Haziri ka shpjeguar edhe shkakun se pse Vetëvendosja humbi dhe pse Vjosa Osmani këtë herë nuk solli vota për Vetëvendosjen si në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Hazirit, pritjet e mëdha shkaktojnl dëshpërime të mëdha dhe kjo ndodhi me Vetëvendosjen. Lufti Hazirin e ndajnë edhe 300 vota nga kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Gjilanit. Raundi i balotazhit do të përcaktojë fituesin.

“Është rikthyer besimi në LDK. Ne patëm humbje dëshpëruese në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky rikthim është i jashtëzakonshëm në Gjilan. Rikthimi dhe besimi në LDK do të sjellë konfirmimin tonë duke fituar në balotazh në Gjilan.

Advertisement

Vetëvendosja fitoi 63% zgjedhjet e 14 shkurtit, ka qenë një punë e jashtëzakonshme ky rikthim i LDK me 10% me shumë se Vetëvendosja. Kemi arritur te punojmë shumë për ta rikthyer besimin te qytetari.

Kandidaturat e fuqishme ndikuan. Nëse në raundin e dytë ecën kjo ecuri pozitive, LDK do rikthehet si parti e parë në vend. 14 shkurti ka qenë një moment dëshpërimi që funksionoi në favor të Vetëvendosjes dhe votat e të pakënaqurve të LDK i mori Vjosa Osmani për Vetëvendosjen. Politika e Kurtit një hap para dhe dy hapa mbrapa e ka bërë të vetëdijshëm votuesin në Kosovë që të mos presë por të kërkojë ndryshimin.

Pritjet e mëdha shkaktojnl dëshpërime të mëdha dhe kjo ndodhi me Vetëvendosjen. Edhe pse Osmani ka ndryshuar kamp politik mbetet një mikja e ime. Nuk është për t’i dhënë kredit Osmanit si presidente pasi ajo nuk ka asnjë rol. Nuk e ka atë rol që kishte në 14 shkurt ku u bë bartësja e votave e të pakënaqurve nga LDK. Osmani e ka vendin në LDK, se kur do të vijë kohën nuk e di”, u shpreh Lutfi Haziri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy