Maskat tentojnë të grabisin të moshuarin/ Pasi e dhunojnë, dalin “duarbosh” nga banesa. Policia asnjë reagim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maskat tentojnë të grabisin të moshuarin/ Pasi e dhunojnë, dalin “duarbosh” nga banesa. Policia asnjë reagim

Dy persona të armatosur dhe me maskë kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Malecaj në zonën e Torovicës në Lezhë.

 

Ata kanë hyrë fshehurazi dhe më pas i ka dëgjuar i zoti i shtëpisë i cili ka menjëherë ka filluar të bërtasë duke kërkuar ndihmë. Dy grabitësit e kanë dhunuar të moshuarin në tentativë për t’i mbyllur gojën e menjëherë kanë dalë banorët e lagjes pasi kanë dëgjuar zhurmën, duke bërë që menjëherë të largohen grabitësit.

 

Advertisement

Policia e Lezhës deri tani e ka fshehur ngjarjen pasi nuk ka ende asnjë njoftim për shtyp, ndryshe nga herë të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy