Nxënësit shqiptarë ndër më të dobtit, testimi i “Pisa” zbulon problematikat në arsim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxënësit shqiptarë ndër më të dobtit, testimi i “Pisa” zbulon problematikat në arsim

Rezultatet e matjes së performancës në provimin ndërkombëtar PISA ishin zhgënjyese për 6129 nxënësit shqiptarë që u testuan mbi njohuritë e tyre në matematikë, lexim dhe shkenca.

 

Mes 81 vendeve, Shqipëria renditet në vendin e 69-të, duke shënuar rënie të ndjeshme krahasuar me vitin 2018.

 

Advertisement

“Efektet negative të  pandemisë u reflektuan por unë mendoj gjithashtu që mbase ne si shoqëri dhe institucione, nuk i kemi dhënë vëmendjen e duhur përgatitjes për këto provime. Ka një diferencë të madhe në mendësi, në mënyrën sesi ne i kemi përgatitur nxënësit për këto provime. Punën që bëjmë duhet ta orientojmë edhe sipas këtij modeli të testimit të njohurive”, tha ekspertja e arsimit, Sanie Korini.

 

Ekspertët e arsimit shprehen se politikat e ndërmarra në sistemin arsimor nuk duhet të jenë përjashtuese por të funksionojnë në ndërlidhje me të gjithë elementët ndikues.

 

Advertisement

“Sot jemi në kurrikulën me në qëndër nxënësin. Çdo gjë ka ndryshuar, duke filluar që nga tekstet, mënyra se si ne orientohemi në orën e mësimit, mënyra se si përpunohet informacioni për të kaluar tek nxënësi. Janë shumë elementë të cilët edhe vetë ne arsimtarët po përpiqemi ti kapim dhe asimilojmë në mënyrën më të mirë, për ta përçuar pastaj tek nxënësit. Vazhdoj ta ve theksin tek trajnimi dhe kualifikimi i mësuesve. Puna që është bëre me kurrikulën duhet të bëhet edhe me stafin. Duhet gjithashtu të ketë politika nxitëse brenda shkollës, familjes, shoqërisë tonë, për të orientuar nxënësin drejt librit”, shtoi Korini.

 

Në raport shënohet se ka tregues të qartë që adoleshentët shqiptarë nuk u angazhuan seriozisht gjatë të gjithë testit dhe pyetësorit.

 

Advertisement

Matja e performancës në matematikë, lexim dhe shkenca organizohet një herë në tre vjet mes vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik.Singapori dhe Kina kryesojnë renditjen me rezultatet më të mira./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy