Përdhunimi i vajzës në Vlorë, pezullohen dy policë të hetimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përdhunimi i vajzës në Vlorë, pezullohen dy policë të hetimit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar pezullimin e dy policëve në Vlorë, në kuadër të hetimeve mbi përdhunimin e 26-vjeçares. Të pezulluar janë Ervis Cipa dhe Ornela Hajrulla, me detyrë Specialist per Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policissë së Vlorës.

 

“Rasti i dhunës seksuale dhe i nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike ndaj një vajze në Vlorë ishte një ngjarje e rëndë, për të cilën drejtësia duhet të bëjë detyrën në nivelin e pritshmërive të mbarë opinionit publik. Siç jam angazhuar prej momentit të parë pasi u njoftova për këtë ngjarje, kam kërkuar verifikimin e veprimeve të Policisë së Vlorës për këtë ngjarje tronditëse. Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë”, shkruan Balla.

 

Advertisement

Ministri Balla nënvizoi se nuk do të ketë tolerancë për askënd në radhët e Policisë së Shtetit që nuk i përmbahet ligjit dhe njollos uniformën.

 

“Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit. Prandaj e kam thënë dhe ta them çdo ditë se rritja e performancës së Policisë së Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë nga trupa e shëndoshë e policisë së shtetit elementët e dëmshëm të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të shumicës së Policisë së Shtetit që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi”, përfundon ai.

 

Advertisement

Organet e drejtësisë në vend po hetojnë ngjarjen e rëndë të përdhunimit të së resë në Vlorë, akt i cili tronditi mbarë opinionin publik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy