Poetja dënohet me shërbim prove/ Rama: Sikur prokuroria të kishte të njëjtin zell edhe për dosjet ku pastrohen milionat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Poetja dënohet me shërbim prove/ Rama: Sikur prokuroria të kishte të njëjtin zell edhe për dosjet ku pastrohen milionat

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga Prokuroria e Tiranës me 40 orë pune shërbim prove për shkak të disa punimeve në banesën e saj që i ishte dëmtuar nga tërmeti.

 

Pas këtij vendimi, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Tëitter shkruan se prokuroria duhet të ketë të njëjtin zell edhe për dosjet ku pastrohen miliona dollarë.

 

Advertisement

Sipas Ramës, këto dosje flenë të patrazuara në sirtarët e këtij institucioni.

 

Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy