Rama: Drejtësia po pastron llumin/ “T’i shkohet deri në fund historive të ulëta me para të pista”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Drejtësia po pastron llumin/ “T’i shkohet deri në fund historive të ulëta me para të pista”

Pas arrestimit të pastrueses që vodhi qindra mijëra euro në shtepine e zyrtares së lartë Alda Klosi, ka reaguar kryeministri Rama.

 

Në një postim në rrjetet sociale ai kërkon nje hetim të plotë të çështjes.

 

Advertisement

Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që reforma në drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit! Uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt.” – shkruan kryeministri.

 

Ai nënvizon në fund se përballë ligjit të gjithë janë të barabartë.

 

Advertisement

Postimi i plotë i Ramës: 

 

Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!

 

Advertisement

E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!

 

Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy