Rritja e çmimit të naftës/ Konfindustria kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe shkrirjen e Bordit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të naftës/ Konfindustria kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe shkrirjen e Bordit

Konfindustria kërkon ndërprerjen e pushimeve të verës dhe mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë me qëllim ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK dhe si rrjedhim zhbërjen e Bordit të Trasparencës. Kërkesa vjen pas vendimeve të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme të BT në kundërshtim me interesin publik, që prodhon pasoja mjaft të rënda në afatgjatë të krizës ekonomike, falimentime masive, papunësi, emigracion dhe deri me rrezikun e cënimit të qëndrueshmërisë shoqërore dhe kushtetuese të shtetit.

 

Konfindustria vlerëson, se nisma në fjalë do të tregojë pikërisht integritetin e partive dhe deputetëve, që mbrojnë interesin publik, janë të pakapur nga karteli i karburanteve dhe interesat afatshkurtëra politike.

 

Advertisement

Vendimet e BT në thelb janë “taksë speciale shtesë” për bizneset dhe qytetarët, që rrit artificialisht të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe favorizon qartësisht kontrabandën masive të karburanteve.

 

Vendimi i fundit i BT i datës 27/8/2022 ka thelluar më tej ndryshimin në çmimin e naftës, që bizneset dhe qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë krahësimisht shteteve të Rajonit. Sot nafta/diezel në Shqipëri është përkatësisht afërsisht 33% dhe 25% më e shtrenjtë sesa në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, që furnizohen në të njejtat tregje ndërkombëtare. Bizneset dhe qytetarët shqiptarë paguajnë 0.5-0.6 euro/litër më shtrenjtë naftën sesa shtetet e sipërpërmendura. Shqipëria, përpara rritjes së fundit të çmimeve, ishte vendi i 11 në renditjen botërore për shtrenjtësinë krahësimore të karburantit.

 

Advertisement

Konfindustria rikërkon nga deputetët e të gjitha partive pa dallim, që në sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, të marrin nismën ligjore për themelimin e ERRK, si agjenci e përhershme, profesionale, në varësi të Kuvendit dhe sipas modeleve të suksesshme të rajonit. Bordi i Trasparencës është ndërtuar dhe funksionon në kushtet e konfliktit të pastër dhe flagrant me interesin publik. Gjysma e antarëve të tij, që furnizojnë me të dhëna dhe janë pjesë e vendimarrjes, përfaqësojnë pikërisht kompanitë, që duhet të jenë subjekt i vëzhgimit për spekullime në treg.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy