Trafik i rënduar në Fier, probleme me qarkullimin për shkak të emigrantëve dhe turistëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafik i rënduar në Fier, probleme me qarkullimin për shkak të emigrantëve dhe turistëve

Gjatë sezonit veror e veçanërisht që prej fillimit të gushtit trafiku në rrugët e qytetit të Fierit ka ardhur duke u rënduar , duke shënuar në këtë mes muaji, edhe periudhën e pikut të qarkullimit rrugor me dyndjen e emigrantëve.

 

Sipas shefit të qarkullimit rrugor në Fier, Altin Dervishi, disa akse tepër të frekuentuara, kanë qenë problematike.

 

Advertisement

ALTIN DERVISHI

SHEFI I QARKULLIMIT RRUGOR NE FIER

 Për monitorimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit , punonjësit e policisë janë angazhuar edhe jashtë orarit. Pushimi i shoferit është një nga nyjet më problematike, po për momentin e kemi të mbuluar ccdo aks, sidomos gjatë fundjavës ku fluksi është më i madh.

 

Advertisement

Në këtë periudhë problematike kanë qenë edhe disa rrugë rurale ku janë shënuar aksidente me pasoja fatale.

 

Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të udhëtojnë me kujdes për të shmangur aksidentet fatale, të cilat kanë qenë jo të paktë në numër këtë periudhë.

Fieri është nyje lidhëse mes autostradave kryesore të vendit , ndaj dhe qarkullimi i automjeteve rëndohet në periudhën e verës, aq më tepër që këtë vit numri i turistëve që vizituan Shqipërinë është më i lartë se vitet e tjera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy