Tragjike në Itali/ Humb jetën 12-vjeçarja shqiptare teksa luante në kopësht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjike në Itali/ Humb jetën 12-vjeçarja shqiptare teksa luante në kopësht

Një ngjarje tragjike është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po lozte.

 

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

 

Advertisement

Fëmija fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtimin e saj ishte e kotë. Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur.

 

Policia rrugore dhe karabinierët kanë rrethuar zonën po kryejnë hetimet për shkaqet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy