Tritol ndërtesës në Shëngjin, arrestohet pas tre vitesh një nga autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tritol ndërtesës në Shëngjin, arrestohet pas tre vitesh një nga autorët

Policia e Lezhës ka vënë në pranga personin e dyshuar si autor të një shpërthimi me tritol në një objekt që po ndërtohej. Policia raporton se bëhet fjalë për një ngjarje të tre viteve më parë në zonën e Shëngjinit.

 

 

Më herët janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë, po ashtu të dyshuar si autorë të shpërthimit. Nga plasja e eksplozivit në objekt u regjistruan vetëm dëme materiale.

Advertisement

 

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit A. S. dhe E. P. (të arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Eksplozivi”), dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim. 

 

52 vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy