Vetëm radarë, jo policë në 2024, Qato në “7pa5” tregon detajet: Si do të bëhet konstatimi i shkeljeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vetëm radarë, jo policë në 2024, Qato në “7pa5” tregon detajet: Si do të bëhet konstatimi i shkeljeve

Duke nisur nga viti i ardhshëm, më përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të monitoruara në kohë reale për çdo aksident, kushtet e motit, por edhe shpejtësinë e lëvizjes së çdo automjeti dhe parregullsi të tjera.

 

Drejtori i policisë rrugore, Altin Qato, i ftuar në “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka treguar detajet se si do të funksinojë qendra e monitrimit.

 

Advertisement

Ai tha se shkeljet e shoferëve do të bëhen nga radarët dhe më pas të dhënat do të transferohen në qendrën e monitorimit, ku do të plotësohet masa administrative.

 

Qato: Fokusi nuk është masa administrative, por ndërgjegjësimi i qytetarëve. 200 kilometrat e para ku do të instaohen mjetet teknologjike është investim i shtetit. I gjithë ky aks do jetë shumë më i sigurt për drejtuesit e mjeteve. Të gjitha të dhënat do mblidhen në një sallë monitorimi kombëtar, e cila është në përfundim. Policia ka një plan dislokimi, çdo zonë është e mbuluar, ka patrullat e veta. Por konstatimet e shkeljve do bëhen nga mjetet teknologjike. Ne kemi një flotë radarësh. Ai punon në mënyrë automatike dhe i kap shkeljet pa praninë e policit. Të dhënat pasqyrohen në qendrën e të dhënave aty ku më pas plotësohet masa administrative e shoqëruar me prova. Këto masa vendosen në mungesë të qytetarëve dhe më pas i dërgohet e dokumentuar.

 

Advertisement

Qato shtoi se fokus kryesor i këtyre pajisjeve të reja do të jetë konstatimi i problematikave që çojnë në aksidente, siç janë shpejtësia, përdorimi i telefonit në makinë, parakalimi i gabuar, etj,.

 

Qato: Kemi një numër të konsiderueshmëm pajisjeve dhe fokus kryesor është shpejtësia, parakalimet, përdorimi i telefonit që është sëmundje kryesore. Këto janë burime realisht shumë prezente për aksidentet dhe ne prandaj e kemi fokusin te këto aksidente, për të konstatuar këto problematika.

 

Advertisement

Qato i bëri thirrje të gjithë shoferëve të respektojnë sinjalistikën, sidomos në këtë muaj festash, kur në vendlindje kthehet një numër i madh emigrantësh dhe kemi rëndim të trafikut.

 

Gjatë dy maujve të fundit, tha Qato, kemi pasur një rritje të kosiderueshme të aksidenteve me pasojë, dhe shpesh shkak bëhen edhe këmbësorët të cilët nuk respektojnë sinjalistikën si duhet./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy