Armando Duka kalon në delir: Të gjithë bashkë për ta bërë realitet utopiken

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armando Duka kalon në delir: Të gjithë bashkë për ta bërë realitet utopiken

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka kaluar në delir pas fitores së arritur në transfertë përballë Hungarisë.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:

“Krenar për këtë skuadër, krenar për këta djem. Ne sot treguam, ashtu si dhe më parë, që mund të bëjmë të lumtur me miliona shqiptarë kudo nëpër botë.

Ne luftojmë për ëndrrat, ne besojmë çdo sekondë te objektivat tonë, ne do i bëjmë ato realitet sepse ne e jetojmë dhe e duam ktë sport. Të gjithë bashkë, me qetësi, me shumë besim, ne duhet të zbresim në fushën e lojës ndaj Polonisë të martën për të vazhduar rrugën tonë drejt suksesit.

Advertisement

Me përulje, me punë, me djersë, ashtu siç dimë të luftojmë vetëm ne. E marta na avantazhon, 22 mijë zemra kuqezi në stadium dhe 10 milon shqiptar nga ekrani televizorit do na nxisim më shumë për ta prekur dhe bërë realitet UTOPIKEN!”, shkruan Duka. (TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy