Barella do të mungojë ndaj ish-skuadrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nicolo Barella i Interit dhe Hamed Traore i Sassuolos do të mungojnë në duelin e fundjavës.

Interi ishte nikoqir i Sassuolos në “San Siro” të mërkurën.

“Nerazzurrët” e siguruan fitoren e 10-të rresht, pasi mposhtën 2:1 vizitorët e Sassuolos dhe tani kanë 11-të pikë më shumë në krye të tabelës sesa përcjellësi i parë, Milani.

Megjithatë, Barella do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Cagliarit në vikend.

Advertisement

Barella e la Cagliarin për Interin në korrik të vitit 2019-të.

Barella ka luajtur në të gjitha 29 ndeshjet në Serie A deri tani, dhe do të mungojë në duelin e parë sivjet.

Traore i Sassuolos, i cili po ashtu u ndëshkua me kartonin e verdhë ndaj “nerazzurrëve”, do të mungojë kundër Beneventos.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy