Benzema: “El Classico” është ndeshja më e mirë në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Karim Benzema beson se dueli mes Real Madridit dhe Barcelonës, është ndeshja më e fortë dhe më e bukur në futboll.

Të dyja ekipet po bëhen gati që të ballafaqohen mes vete të shtunën në “El Classico”.

Fitorja për Realin do të thoshte ngjitje në tabelë, duke e kaluar Barcelonën.

Me Atletico Madridin do t’i barazonte pikët, që prinë në tabelë me 66 pikë.

Advertisement

“El Clasico për mua është ndeshja më e mirë në botë, jo vetëm për mua por për të gjithë. Historia e të dyja ekipeve do të thotë se gjithmonë është ndeshje shumë e rëndësishme. Është ndeshje e vështirë kundër një ekipi që ka dëshirë ta mbajë topin. Por, edhe ne dëshirojmë që ta kemi atë nën pronësi. Mendoj se pjesa më e madhe e ndeshjes do të luhet në mes të fushës. Duhet të luajmë për fitore sepse është finale për ne. Ata e kanë Lionel Messin dhe ai është shumë i rëndësishëm për Barcelonën. Duhet të kemi kujdes nga ai sepse është shumë i rrezikshëm”, ka thënë Benzema.

Benzema është golashënuesi më i mirë i Real Madridit. Ka shënuar 18 gola në ligë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy