Chelsea mund ta rikthejë Lukakun në verë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Chelsea e ka në listën e transferimeve sulmuesin e Interit, Romelu Lukakun. “Calcio Mercato” bën të ditur se klubi nga Londra do të tentojë ta rikthejë në ekip belgun gjatë verës.

Por, sipas mediumit në fjalë, kjo do të ndodhë vetëm në rast se dështon ta blejë Erling Haalandin e Dortmundit. Chelsea i ka të gatshme mbi 100 milionë euro për të sjellë në “Stemford Bridge” një qendërsulmues.

Romelu Lukaku ka qenë pjesë e Chelseat prej vitit 2011 deri më 2014. Gjatë kësaj periudhe ka qenë i huazuar te WBA dhe Evertoni. Ndërkaq, kontrata me Interin i skadon në vitin 2024

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy