City-Real, troket magjia e Champions, sonte njihen dy gjysmëfinalistet e fundit, Bayern për të shmangur dështimin sezonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmja e sotme në futbollin kontinental është nga ato që nuk kanë nevojë për reklamë.

Mjafton të evidentojmë faktin se dy çiftet që luajnë janë Manchester City vs Real dhe Bayern-Arsenal, për të kuptuar çfarë spektakli na pret sonte në duelet e orës 21:00 në Tring.

Të dyja supersfidat prodhuan barazime në duelet e para çerekfinale javën e kaluar në dy duele që lanë pa frymë Europën futbollistike.

Në Angli është akti i dytë i finales së parakohshme mes kampionëve në fuqi të Evropës,  Manchester City dhe rekordeve të kontinentit Real Madrid.

Advertisement

Barazimi 3 me 3 i ndeshjes së parë e lë të hapur krejtësisht çështjen e kualifikimit sonte, ndonëse City i Pepe Guardioles shihet pak më shumë favorit edhe për shkak të faktorit fushë.

Sezonin e kaluar në stadiumin e vet qytetarët e mundën Realin me goleadë 4 me 0.

Mirëpo vete Guardiola deklaroi para sfidës se nuk ka kurrsesi ndeshje të njëjta në duelet kundër Realit.

Si katalanas ai pranoi se përballjet ndaj madrilenëve janë gjithnjë të veçanta, por kërkoi nga lojtarët uri për sukses, pasi vetëm kështu mund të fitohet ndaj Realit.

Advertisement

Asnjë mungesë për Guardiolen në formacion, ndërsa entuziazmi është i madh pasi në fundjavë morën edhe kryesimin e Premier Lige.

Në kahun tjetër Reali ka nevojë për ndeshjen perfekte për t’ia dal në Etihad, dhe Anceloti është i bindur se ekipi i tij ka kualitetet e duhura për t’ia dalë.

Sa i takon formacionit, përveç Kurtua,  mungojnë në Angli edhe Alaba dhe Cuameni.

Nuk mbetet pas, kurrsesi për emocionet e pritshme dhe spektaklin edhe ndeshja tjetër në Gjermani mes Bayern dhe Arsenal e cila në Londër u mbyll 2 me 2.

Advertisement

Për bavarezët championsi është shpëtimi i madh i sezonit pas dështimit të madh në Bundeslige ku u dorëzua muaj përpara fundit.

Tomas Tuhel tha se Bajerni ka 50% shanse për kualifikim , ndërsa sa i takon organikes mungon Deivis i pezulluar , Gnabri e Koman kanë problem fizike.

Tek topçinjtë ajo që shqetëson më shumë është gjendja psikologjike pasi skuadra humbi kreun në premier lige në fundjavë pasi u mund nga Aston Vila.

Arteta vlerësoi përvojën bavareze në champions ,por shtoi se dëshira e talenteve të rinj për ti treguar Evropën sa vlejnë mund të jetë vendimtare./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy