Ditët në vijim do të dihet shkalla e lëndimit të Vojvodës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Torino njofton se në ditët në vijim do të dihet shkalla e lëndimit.

Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, është lënduar në ndeshjen kundër Milanit, në kuadër të Kupës së Italisë, duel që u zhvillua të martën mbrëma në “San Siro”.

Futbollisti kosovar që ishte titullar te Torino u lëndua në krahun e majtë dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 84-të. Deri në atë kohë, ndeshja ishte 0:0 dhe Vojvoda kishte paraqitje shumë të mirë.

Klubi i Torinos ka njoftuar se në ditët në vijim do të bëhen ekzaminimet mjekësore për të parë shkallën e lëndimit të Vojvodës.

Advertisement

Torino është eliminuar nga Kupa e Italisë nga Milani pas penalltive 5:4.

Deri me tani, Mërgim Vojvoda është paraqitur në 13 ndeshje me skuadrën italiane dhe ka 2 asistime në Serie A. Në total, i ka zhvilluar 632 minuta lojë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy